Muzg

1 Shkurt, 2020 - 6:57 pm

Poezi nga Sarandë Rugova

Mëngjeset pa qëllim
nuk janë kurrë të ndritshme
ato zgjaten në errësirën e natës
ato të plogështojnë dalëngadalë
ato të vrasin çdo motiv

në kujtesën tënde të lodhur
shumëçka sjellet ndërmend
ato rrugë ato çaste
ato pamje të varfura
zemërplotë

kaluan
i thua vetit
sa shpejt lëvizëm në drejtime të kundërta
dhe kështu u shuakan ditët e lumtura

Të ngjajshme