‘Nata asht dashnorja e poetit dhe e vetmitarit’

18 Shkurt, 2022 - 9:15 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

nata asht dashnorja e poetit
dhe e vetmitarit

kanë marrëveshje;
nata me nxí – terr
vetmitari me andrrue

nata ik’ e bâhet ditë
vetmitari ndjehet i tradhëtuar-
natën tjetër pret
si maja malit kithin
në agshol dimni-

nata vjen me ngadalë, me brymë

yjet, hana, nata
dhe poetët në mjegull / KultPlus.com

Të ngjajshme