займ на карту онлайн потребительский кредит

Natë dhëndërie me Fatimen

19 Janar, 2020 - 6:39 pm

Nga Teki Dervishi.

ecim këmbëzbathur shkretëtirës së trupit tim
çdo gjë po ndryshket kurse koha mbetet e njomë
nga pikëllimi shputat e këmbëve më zvogëlohen
trupi im ka vdekur prej kërdhokullave e deri në kokë
Fatimja edhe pak do të rrijë para pasqyrës
me ngjyrat e saj erëmira të fytyrës
kurse unë do t’ia prek vetëm gjunjtë
me fjalët persishte të dashurisë sime
dashuria ime është dëllinjë e hedhur
në një zjarr të madh diku në Indi
ku trupi i hipikes digjet

Të ngjajshme