Në dyshim

2 Shtator, 2019 - 8:00 pm

Poezi nga Hil Mosi

Jam n’dyshim, jo se po vdesim
pa dit kush a jena gjall’,
por se dru që n’botë na mbesim
krejt si peshku që rri n’zall.

Jam n’dyshim se shqyptarizmi
ma përpara s’ka me shku,
se po shifet fanatizmi,
si shqyptart’ i ka qorru.

Jam n’dyshim tuj pa do krena
kah na bajn’ që mbas t’i shkojmë,
e të tynve qole t’jena,
e për dam t’atdheut t’punojmë.

Të ngjajshme