Ne jemi vrasës

22 Gusht, 2022 - 11:59 pm

Poezi nga Herman Çuka

mos’ më thoni
se nuk jemi
vrasës,
(nuk po flas
thjesht për luftra)

përderisa ne:
vrasim ajrin
vrasim Qiellin
vrasim Tokën
vrasim ujin
vrasim zjarrin
vrasim lulet
vrasim bletët
vrasim pemët
vrasim malet
vrasim zogjtë
vrasim kafshët
vrasim tingullin
vrasim ngjyrën
vrasim heshtjen
dhe duke heshtur

vrasim
dhe të vdekurit!
(…)
vrasim me Fe,
me Ide,
vrasim
çdo minutë fjalën
me fjalën:
vrasim
kohën e paqtë,
brënda kohës

brënda bërthamës,
së saj, vrasim njeriun
(nuk ka rëndësi mënyra)

mbi të gjitha
ne jemi vrasës,
dhe në atë që,
dhe e lejojmë
të na vrasin / KultPlus.com

Të ngjajshme