“Ne kemi kohë që nuk flasim, por s’jemi ndarë përgjithmonë”

10 Mars, 2021 - 1:51 pm


Nga Aleksandër Pushkini

Ne kemi kohë që nuk flasim
Por s’jemi ndarë përgjithmonë
Ne që të dy kërkojmë çastin
Që të harrojmë zënkën tonë.

Ky zemërim prej fëmije
Nuk më lë një çast të qetë
Nga malli i madh i dashurisë
Ti lozonjare më vjen vetë

Kur zemërohesh ti me mua
Edhe më shumë unë të dua
Se dhe më tepër nga shikimi
Të paska hije zemërimi. / KultPlus.com

Të ngjajshme