Në qoftë se…

22 Nëntor, 2018 - 3:00 pm

Poezi e shkruar nga Ismail Kadare.

Në qoftë se mes vargjesh edhe strofash,
Do të dalin rastësisht ca flokë të verdhë.
Kjo s’do të thotë se midis nesh ka mbetur,
Qoftë edhe më e vogla lidhje apo shpresë.

Asgjë, unë vetë se mbolla me ndërgjegje,
Vetë ato mbinë, pa u ndjerë fare.
Ashtu si mes pllakash prej mermeri,
Të një pallati të braktisur, mbin bari.

Të ngjajshme