Në studion e shkrimtarit Thoma Kacori

27 Mars, 2023 - 12:06 pm

Agim Vinca

Si shenjti shqiptar Shën Nikodimi
Shenjtori i Kishës së Shën Sofisë
Plakesh mbi shkrimet shenjta të shqipes
Ti relikt i gjallë i Kolonisë.

Nën dritën e kandilit të De Radës
E qiririt të pashuar të Naimit
Ndjek shtegun e gjatë të shqipes
Nga Meshari e përtej Mesharit.

Kur të zë malli për mëmëdhenë
Del e bredh rrugëve të Sofjes.
Me shkop në dorë si i përhënë
Më kot kërkon zërat e humbur prej motesh.

Ndonjë psherëtimë të shpëton padashur
E ndonjë lot të ndrit në qepallë.
S’je Shën Thomai i përrallës
Po shpirt i gatuar me mall.

Si vithkuqari Shën Nikodim
Shenjtor i Kishës së Shën Sofisë
Plakesh mbi shkrolat shqipe shqim
Ti pinjolli i fundit i Kolonisë.

Sofje, maj 2000. / KultPlus.com

Të ngjajshme