Në vendin tim e në vendin tënd

8 Shkurt, 2018 - 11:30 am

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend

Të ngjajshme