‘Nëna ime qeshte rrallë, mbante halle mbi shpinë, sa një mal’

13 Korrik, 2020 - 10:56 am

Poezi nga Anita Hoxha

Nëna ime

Nëna ime qeshte rrallë, shumë rrallë
E kur qeshte, shtëpia jonë mbushej dritë !
Dhe lulet e thara nga dimri, frymonin gjallë…
Me zërin e saj shpërndante gjithë mirësitë.

Nëna ime qeshte rrallë, shumë rrallë…
Sa më merrte malli ta shihja duke qeshur,
Nëna ime pallto arnuar, me një të hollë shall…
Dukej sikur pranverën në trup kishte veshur !

Nëna ime qeshte rrallë, shumë rrallë…
Buzëqeshja e saj kumbon shtëpisë së vjetër !
Nëna ime, mbante halle mbi shpinë, sa një mal !
Sa nuk mjaftojnë vitet, t’i hedh unë në një letër

Këto gjethe, që dritares po bien një nga një,
Ajo shtëpi e vogël, në kujtimet e mia mbetur,
Më sjellë , duke më përkdhelur flokëve…atë
Shpirtit si magji më vjen ajo e rrallë, e qeshur..! / KultPlus.com

Të ngjajshme