Nënë

25 Shkurt, 2020 - 6:00 pm

Nga: Pink Floyd
Shqipëroi: Bujar Meholli

Nënë, thuamë, bombën a do ta hedhin?
Nënë, thuamë, këtë këngë a do e pëlqejnë?
Thuamë, nënë, a do të më shkërmoqin?
Oh, nënë, më thuaj a duhet murin ta ndërtoj?

Nënë, thuamë, a duhet të garoj për president?
Qeverisë a duhet t’i besoj, nënë?
Pa më thuaj moj nënë, a do të më pushkatojnë?
Apo e gjithë kjo s’është veçse humbje kohe?

Vogëlushi im, të qash nuk bën assesi,
gjithë makthet tua e jotja nënë do t’i largojë tani,
edhe frikën gjithashtu
dhe do të të mbajë në krah, këtu.
Nëna në krahun e saj do të të mbajë,
të fluturosh nuk do të të lejojë,
por t’ia thuash këngës ajo do të të lejojë.
Nëna gjithmonë do të të mbajë të sigurtë
dhe të ngrohtë…

Oh, i vogli im, vogëlushi im, oh,
natyrisht që nëna do të të ndihmojë
atë mur ta ndërtosh.

Nënë, thuamë, e gjithë kjo a është e mirë për mua?
Nënë, thuamë, mos është tërë kjo e rrezikshme?
Oh, nënë, kjo vogëlushin tënd a do ta dërmojë?
Dhe, oh nënë, zemrën atij a do t’ia copëtojë?…

Eja tani vogëlush, thaji ata lotë,
ëma jote gjithë të dashurat e tua do t’i kontrollojë
asnjë të përdalë afër teje nuk do ta lejojë,
nëna do të të pres gjersa të kthehesh,
nëna gjithmonë do ta dijë se ku ke qenë,
ty djalo, ajo gjithmonë do të të mbajë të shëndetshëm…

Oh, djali im i vogël, vogëlushi im,
po, ti gjithmonë për mua vogëlushi im do të mbetesh.

Nënë, thuamë, ky mur a duhet të jetë kaq i lartë?

Tekstin e ka shkruar: Roger Waters /KultPlus.com

Të ngjajshme