Nënës sime

10 Maj, 2020 - 2:28 pm

Poezi nga Edgar Allan Poe

Ngaqë në parajsat lart dëgjoj
ëngjëjt njëri tjetrit nën zë duke i thënë
mes fjalëve të tyre zhuritëse nuk gjej dot
asnjë kaq të dashur sa fjala “Nënë”

Prandaj me k’të emër të dashur kaq shumë të thërrita
TY që më shumë se një nënë u bëre për mua
thelbin e zemrës m’a mbushe, kur vdekja të vuri ty
pranë shpirtit të Virxhinias që në fluturim u lëshua…

Nëna ime, e vërteta nëna ime që herët më la
s’ishte vecse nëna vetë, por ti
je nëna që unë desha aq dashurisht
prandaj je dhe më e dashur se ajo që mend mbaj
ashtu si edhe gruaja ime pafundësisht
më e dashur më ishte shpirtit,
se sa jetës shpirti i saj…

( perktheu dhe pershtati nga origjinali: Artan Gjyzel Hasani) / KultPlus.com

POE…** FILE ** Edgar Allen Poe is pictured in this undated file photo. A letter bearing the swirling black signature of Poe could bring a church $20,000 or more at an auction this week. Paul Haubrich found the letter 15 months ago inside a walk-in safe at St. Paul’s Episcopal Church in Milwaukee. Christie’s in New York will auction the letter Tuesday, April 8, 2003, with other literary materials. (AP Photo, File)

Të ngjajshme