займ на карту онлайн потребительский кредит

“Nëse ndodhesh ndokund gjallë, thuja nanës bir veç një fjalë” (VIDEO)

5 Dhjetor, 2020 - 4:59 pm

KultPlus sonte ju sjellë interpretimin e fuqishëm dhe emocionues “Njerëzit e Humbur”, të aktorit të njohur Reshat Arbana.

Recitimi “Njerëzit e Hubur”  – Bijët e Shqipes është pjesë e telemaratonës humanitare qe i është kushtuar kohë më parë Gërdecit.

Më poshtë gjeni tekstin dhe videon e recitimit të aktorit të njohur.

Një piskamë tokën ka lëkundur

Kërkon shqipja djemt e humbun

Nana thrret, djali s’përgjigjet,

Zemra e nanës flakë po digjet

Kur nanë lokja i bzan t’birit

Shkrep rrufeja n’kupë t’qiellit

Retë e zeza nisin tërbohen

Breshër lotësh mbi dhe lëshohen

Thirrja e nanës t’rrënqeth mishin

Duhma e saj thellë të djeg shpirtin

Thirrja nanës t’futë gjallë n’dhe

Biri i nanës, fol mor ku je?

O shqiptar që aq shumë vuajte

N’emër t’zotit po t’baj një lutje

Nëse ndodhesh ndokund gjallë

Thuja nanës bir, veç një fjalë

Fol me nanën pash të madhin zot

Mos e len t’mbytun n’lot

Se i shkoi moti veç me vaj

Krue loti n’sytë e saj

Ditë e natë mendja n’ty

Loti i mallit, pikë gjaku n’sy

I gurit dhe e ban copa

I bjen votres dhe çahet toka

N’qofsh gjallë birë, ngjoma thirrjen

Mos i’a kthe nanë lokes shpinën

Ktheje bir kryet prej mëmëdheut

Fol me nanën

Fol mor burr i dheut…/ KultPlus.com

Të ngjajshme