Nesër kur të rritesh bija ime, thuaja nënës mërzitë e tua

25 Tetor, 2019 - 6:26 pm

Poezi nga Emine Bajrami

E nesër kur të rritet e bija
e kur të martohet,
ec e thuaja nënës
të gjitha mërzitë.

Thuaji se po vuaj
thuaja padrejtësitë,
që i sheh në derë të huaj!

Do i mbash në zemër
sekrete që heshtin me vite,
e piqen në mendje.
Pse?

Po pse ta helmosh nënën?!
të dhimbset, sepse ke dëshirë
që ajo të dijë se ti je shumë mirë,
e lumtur dhe e lirë.

Ndonëse ajo të rriti dhe ushqeu me buzëqeshje
s’i bëhet vonë dikujt se ti qave në publik a qave në heshtje!
Sërish fillo lutjet e tua me zemër
“O Zoti im, o më i bukuri emër!” / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme