Nga po vjen e çuditshmja

12 Janar, 2020 - 5:59 pm

Poezi nga Rrahman Dedaj

Po ikin të vërtetat pa mua
Po kthehen të rremet pa kohë

Gjeometri e njëtrajtshme
Fjalën po ma fsheh

Në cilin teatër do të luhet
Roli qesharak i kujtesës sime

E diel e shtunë e premte
E enjte e mërkurë e martë
Të hënën fillon puna sërish. /KultPlus.com

Të ngjajshme