N’heshtje ajo âsht tu u krehë

13 Janar, 2021 - 12:58 pm

Me 13 janar të vitit 1941 ndërroi jetë njëri ndër shkrimtarët më të njohur botëror.

Sot KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të Joyce-t.

N’heshtje ajo âsht tu u krehë
Tu i kreh flokët e gatë
N’heshtje dhe me nur
Në nji atmosferë me t’u kând’

Dielli n’gjethet e shelgut bie 
Dhe mbi barin me ngjyra, 
Dhe ajo flokët e saj të gatë 
I kreh te pasqyra.

Po t’lutem, ndalu e mos i krih,
Mos i krih flokët e tu të gatë
Për to kam dëgju’ nji magji
Nën nji atmosferë me t’u kând’.

Që e len ashtu dashnorin
as n’qëndrim as n’ikje
gjithçka e mirë, n’atë atmosferë
dhe me plot shpërfillje.

Përktheu: Orjela Apolloni.KultPlus.com

Të ngjajshme