‘Një bohem i pandreqshëm që gjithmonë më ka tradhtuar’

12 Qershor, 2022 - 9:45 pm

Poezi nga Herman Çuka

këngë, në një ditë vere

i dashuri im
ka qënë gjithmonë brënda meje
një rock-etar yjesh
ende i palindur
por unë gjithmonë e kam ditur
një rock-etar i vjetër- i ri
një bohem i pandreqshëm
që gjithmonë
më ka tradhtuar që nga
linja roden hard*
në miss holland me lolitën
e poetet e belle epoche,
kur i vidheshim censurës
udhëtuar me cadillac
për undergund-in e rock
me fjalëkalimin new york

i bukur i dashuri im roc-ketar,
unë gruaja e vjetër
për dreq, në këngët e tij,
ndihem si verë
e kantinës në shekujt
e heshtur …
kur i hiqet tapa shishes
thithet lëngu nën buzës,
si, dhe për një burrë
të fortë, që dehet e digjet
kështu:
si vera
si mikja
si poezia
si peneli
si muza…
besnike brënda vetes,
do tretem
për rock-e tarin tim të bukur si tingulli
brënda këtij shpirtit që nuk
do të m’vjetërohet, si dikur
kur udhëtonim me cadillac…
e këndonim :
“The Great Gig in the Sky”
And I am not frightened of dying
*

[thonë që për ëndërrimtarët,
ka gjithmonë një botë paralele
brënda tij të rrezikshme,
ku netëve shpërbën realitetin] / KultPlus.com


Të ngjajshme