‘Një copë bukë ai desh, porse i jepnin gur’

26 Qershor, 2021 - 10:55 pm

Poezi nga Franc Gickai
Në shqip nga Petraq Kolevica

Në dyer zemrash trokiti shpesh.
Hyrë! – i thoshin dikur.
Një copë bukë ai desh,
Porse i jepnin gur.

Kështu i mblodhu gur e gur,
I çoi në shtëpi
Edhe me ta ndërtoi një mur
Përreth zemrës së tij…/ KultPlus.com

Të ngjajshme