‘Një gursht dheu nga varri i nënës’

1 Shkurt, 2021 - 10:28 pm

Poezi nga Adem Gajtani:

Qielli i vendlindjes mbet larg
pas shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
atje një copë e zemrës, syri i djathtë
këtu malli që s’do të soset kurrë
atje vatrat me unat e shuar, një rini e fikur
këtu dhembja, lot i padukshëm, kënga e vrarë.

Oh sa gjatë u sollën rrotat
E më dukej se silleshin në vend, s’mund t’i ndal
Më këputen mijëra vrera, mijëra ylberë digjen s’mund t’i ndal.
Tani qielli, tani syri i huaj, gjuha e huaj.


‘Ç’keni në këtë kuti?» thotë dora e huaj
dhe don ta çelë zemrën e guacës
çilet syri i blertë i nënës atje larg, larg
kërkon buzëqeshjen time, don ta dëgjojë zërin tim:

“Një gursht dheu nga varri i nënës,” thashë
ai nuk më kupton, kujton kam florid he perla
(me çka mund të matet ky grusht i vendlindjes);

E hap kutinë, sytë ia verbon syri i bleruar i nënës:
‘Ç’është kjo marri?,” thotë.
“Një grusht dheu nga varri I nënës,” them


Ai e hedh me tërim kutinë dhe e shkel me këmbë,
derdhet dheu si gruri më i mirë, inxhi
shkelen lulet e pambira të vendlindjes
shkelen qytetet e thneglave të dashurisë, bari
pranvera, shkelet zemra e nënës, ai gjakun s’e sheh
i namatisur vetëm «marri» llomott
mos, kujtim e kam, dielli që s’do ta puthë
kurrë më mos
ma shkel verën, kurrë më shiu s’do ta shuajë rreshkun
aty i kam eshtrat e katragjyshërve, ylberat e dashurive të mia…

Shembem dhe e mbledh pluhurin, ai m’i shkel gishtërinjtë
Ai qesh, qesh dhe tundet e shkundet «marri!»
Në asfaltin e huaj, pluhuri i varit të nënës… / KultPlus.com

Të ngjajshme