Një poezi e Karaxhiqit bëhet dëshmi në gjykimin e tij

20 Mars, 2019 - 9:20 pm

Një poezi u përdor si dëshmi në gjyqin e Radovan Karaxhiqit, i njohur si ‘Kasapi i Bosnjës’ i cili u shpall fajtor për gjenocid. Poezia u përdor si dëshmi në gjyqin e Karaxhiqit para Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë.

Sot Karaxhiq u dënua me burg të përjetshëm.

Një dokumentar i BBC-së kap një takim në mes të Karaxhiqit dhe poetit rus Eduard Limonov në të cilin Karaxhiq reciton një poezi e cila profetizon dhunën që do të ndodhte.

Karaxhiq pretendohet të ketë parashikuar luftën më herë në poezinë e tij të viti 1971 – ‘Sarajeva’ e cila përmban këtë pasazh:

Qyteti digjet si një copëz temjani
Në tym gjëmon ndërgjegjja jonë..
E di se të gjitha janë parapërgatitje të britmës:
Çfarë ka sjellë muzika ‘black metal’ në garazhdë për ne?         / KultPlus.com

Të ngjajshme