Një tjetër dritare

3 Tetor, 2022 - 10:01 pm

Poezi nga Marina Cvetaeva

Ja …, një tjetër dritare,
ku ende nuk flihet.
Ndoshta -verë pijnë,
ndoshta -thjesht rrinë,
ose krejt thjesht-dy duart shtrënguar.

Ka një dritare të tillë,
në çdo shtëpi, miku im.
As qirinj, as llampa
ndezin errësirën:
por sy të pagjumë!
Pasthirmë ndarjesh e takimesh:
ti, dritare e natës.

Ndoshta qindra qirinj,
ndoshta tre…
Nuk ka, nuk ka qetësi mëndja ime.
Hyri edhe në shtëpine time diçka e tillë.

Lutu, mik, për shtëpinë e pagjumë,
për dritaren me dritë.

Dhjetor, 1916./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme