N`përdishmëri 

6 Korrik, 2022 - 8:07 pm

Poezi nga Sibel Halimi

Rrugës së ecur
me këmbët kallo
dhembja nuk mund të hedhet
në kontejnerë
bota vazhdon ballon e marrëzisë

Kronikave të zeza
I shtohen gratë e mbijetuara
fjalët që plotësojnë
fjalëkryqet e jetës 
tjerat shtrirë në njërën prej divaneve   

Përditshmëria lëvizë
shumëzon veten

Diku ekziston një kuptim
që mund të krijohet
mbase duhet të mos ecim më
kështu do t’i shpëtojmë
bijtë nga përkulja
që përditshmëria ua fal /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme