Nuk dua trëndafila, deri sa t’ketë trëndafila

21 Dhjetor, 2018 - 10:00 pm

Poezi nga Fernando Pessoa. Përkthyer nga Orjela Apolloni.

Nuk dua trëndafila, deri sa t’ketë trëndafila.
I dua veç kur nuk mund t’i kem ato.
Çfarë të bëj me gjëra të tilla,
që mund t’i mbledhë kushdo?


E dua natën veç pse agu e hollon
dritën në ar dhe në blu.
Ajo që shpirti im e injoron
është ajo që do të doja ta kisha këtu.

Pse? Nëse do ta dija s’do të shkruaja kot
vargje për të thënë atë që akoma nuk e di.
E kam shpirtin të shkretë dhe të ftohtë…
Ah me çfarë lëmoshe ta ngroh tani?…/ KultPlus.com

Të ngjajshme