займ на карту онлайн потребительский кредит

“Nuk është toka që do më mungojë, je ti që do më mungosh”

9 Nëntor, 2020 - 6:25 pm

Louise Gluck

Përktheu Edon Qesari

Udhëkryqe

Trupi im, tani që bashkë nuk do udhëtojmë më shumë,

nis të ndiej një dhembshuri të re për ty, fort të ashpër dhe të pazakontë,

ngjashëm me dashurinë që kujtoj prej rinisë –

dashuri shpesh aq mendjelehtë në qëllimet e saj

por kurrë e tillë në zgjedhjet e saj, përjetimet e saj.

Sa shumë kërkesa paraprake, shumë që s’mund të premtoheshin –

Shpirti im ka qenë kaq i drojtur, kaq i dhunshëm;

Falja vrazhdësinë.

Si të ish ai shpirt, dora ime lëviz mbi ty me merak,

duke mos dashur të fyejë,

por e zellshme, më në fund, të arrijë shprehinë si thelb:

nuk është toka që do më mungojë,

je ti që do më mungosh./ KultPlus.com

Të ngjajshme