Panika

14 Mars, 2020 - 5:30 pm

Poezi nga Lulzim Tafa

Corona virusi
Nuk është edhe aq i keq sa thonë
Fëmijët nuk i vret edhe aq

Shtepinë nuk ma djeg
As librat

Ani..
S’ka lidhje mushkëritë
Kollitja të bënë mirë
Nganjëherë

Ta nxjerr pështymen prej ashti

Corona Virusi
Nuk ëshë edhe aq i keq
Siç ishte paramilitari

Të ngjajshme