Pasqyra

12 Janar, 2019 - 6:10 pm

Nga Sylvia Plath.

Jam prej argjendi dhe e fortë. 
Nuk kam 
paragjykime.
Atë që shoh e gëlltis në cast
ashtu siç është, pa mbuluar me vel
dashurie apo kundërshtie.
Nuk jam e pashpirt, jam vetëm e vërtetë-
sy i nje Zoti të vogël, katërkëndësh.
Kaloj shumë kohë duke menduar në faqen e murit përballë
Është ngjyrë trëndafili e me njolla. 
E vështroj prej kohësh
e besoj se është në zemrën time. 
Po e jo.
Fetyrat e errësira na ndajnë shpesh.
Tashti jam një liqen. 
Një grua përkulet mbi mua,
duke kërkuar në shtrirjen time 
atë që ajo është në të vërtetë.
Pastaj kthehet te kandilat ose te hëna, 
tek ato gënjeshtaret.
Shikoj shpinën e saj dhe e reflektoj me besnikëri
Ajo më shperblen me lot 
dhe me një të shkundur të duarve.
Jam e rëndësishme për të. 
Shkon e vjen.
Çdo ditë është fytyra e saj që zë vendin e errësirës.
Tek unë ka zhytur një vajzë dhe tek unë një plakë
shkon drejt saj përditë si një peshk duke u dridhur./ KultPlus.com

Të ngjajshme