Perëndesha, femra

19 Janar, 2019 - 10:30 pm

Elizabeth Grech. Sjellë në shqip nga Arjan Kallço.

Tretem në përhimtësinë e syve të tu,

Por ja tek të mitë çelin trëndafila.

Ti e di që unë e kuptoj

Kur shtiresh,

Sikur asnjë lloj ngacmimi

Të mos ndjesh.

Të shoh të mahnitur, por

Druhesh

Dhe kokën anash e kthen, sepse

Ti e di kush jam unë.

Ti e di se kam prejardhje

Prej brinjëve të perëndeshave femra,

Prej gurit të gruas së përgjumur.

Unë e di që ti e kupton

Se një ditë

Do të notosh

Në detin e fshehtë të gjoksit tim./ KultPlus.com

Të ngjajshme