‘Përtej dhimbjes’

6 Shtator, 2021 - 10:00 am

Poezi nga Ali Podrimja

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të

shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,

e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,

me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e

njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,

vatrat e shkimbura për t’i përflakur,

duar e këmbë t’i lidh me lëmshin e përrallave të tua –

se s’të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për

pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë

konak e më konak pa të ndezur flakë…

10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të

shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës

së padukshme…

Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t’i preh sytë,

ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?./KultPlus.com

Të ngjajshme