‘Po të shuhet edhe i mbrami i vatrës zjarr, unë do të dua’

22 Shtator, 2021 - 8:30 pm

Poezi nga Ali Podrimja

Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.

Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.

Në fushë të mejdanit
po të mbes
edhe i fundit i Trollit burrë-

unë do të dua…/KultPlus.com

Të ngjajshme