Poezi dashnie

12 Korrik, 2020 - 12:00 pm

Poezi nga Albert Vataj

Dashunin e bajnë t’hyjt mungimet

M’ka dogonis fjala jote… jehues ai za, përpushet,
Shpirtjen tande e prush i tamëlti mylmim,
Pikue gjinjve t’hanës qi nduki ndrojtja jonë xanun n’faj.
Beh n’teh t’vetimës drita qi t’sheh, bardhue shfaqesh,
Pahem ngutaz me ty dhe andrra qi m’zgjoj, dalldisun,
Njëjt e kishte andjen, shendin… shugurue hyjnimit.

Ti vjen e shkon za e zemër, n’mu mbetesh plagë,
Shfaqesh e vdiresh trazimtare, molisjeve t’mija,
Dhëmb ky shpirt, n’prehjen tande asht rënkim,
Ikjesh kah shpërbahet vegimi jot, jemja pritje,
Shoh sy qi derdhen n’mu si llavë, e mbushem n’zjarm,
Fikem tue dasht me gjet netët që shndrruem n’yje.

N’se don rishtaz me ardh, ma mir’ nis mungimin tand,
E njashtu lënguem prej vetmimit rreket me t’ba qysh du,
Ti, gjithqysh s’ke pse kthehesh, ma mir’ rri me ikjen,
Kujtimet kan me dit me t’riba andjeve t’mija, perëndesh,
Dritun, flakun, feksun… siç përfytyrimi jem t’ndez,
Yjesh ke ken n’kujtesën e natave qi shpaluem drithërimash,
Vezullim malli e dhimbje ke mbet…

Qysh t’dush, ti ndaq vjen, n’do… mundesh mos,
Gjithqysh un’ kam me t’prit me zemrën qi gjimon,
Tue ndez ndër buzë yjet qi t’përpushen n’puthje.
Andërr due me mbët gjithçka jona vezullue, shpirtje eteri.
N’se guxon me vu n’sprov zemrën, vjen,
Për me shku, s’di n’se do të mundet… / KultPlus.com

Të ngjajshme