Poezi madhështore të recituara nga vetë Ismail Kadare (AUDIO)

10 Nëntor, 2021 - 6:00 pm

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.

Si shkrimtar shquhet për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

U nderua me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve kujtojmë Çmimin «Man Booker International» më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015.

Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa poezi të tij të recituara nga vetë Kadare:

https://www.lyrikline.org/de/player/playautor/1295?fbclid=IwAR3Lm37u4WR55cyKgBSHRyTTTklZVEBh9NXpXT7_3qr1–iO11UDjJsEgnA / KultPlus.com

Të ngjajshme