Poezi për gjëra që nuk janë

25 Gusht, 2017 - 9:55 pm

Poezi nga Shqiptar Oseku.

Jetojmë në apartamentin që s’e blemë kurrë.
Pasdite luajmë me vogëlushen
të cilën nuk e bëmë:
ajo i ka kaçurrelat tua
e rritet me shumë gjuhë.
Ti qesh kur të them që të ngjan ty.
Je e lumtur më në fund.
Nëna jote plakë, motrat, vëllai,
që s’më njohën asnjëherë,
ndjejnë lehtësim të mirë,
si kur arrin njeriu dikur te pika
pas një fjalie të gjatë e komplekse.
Nganjëherë ne mblidhemi pa ty,
vec pse na shkon biseda
që s’e nisëm ndonjëherë.
Kur vogëlushja jone flen
ulemi në anët e kundërta të divanit
që s’e kemi, e lexojmë secili librin e vet,
duke flirtuar me këmbë
mun ashtu si thonim se do të bënim,
para se të ndaheshim.
Nganjëherë rrimë me miq të përbashkët
që nuk i zumë kurrë, që duan të ikin.
Ata na pyesin se ku eshte jeta më e mirë.
Përgjegja, qe nuk e thamë kurrë troç, është
se jeta është e mirë kudo ka dashuri.

Të ngjajshme