Poezia ka fuqinë e stuhisë

8 Korrik, 2022 - 2:00 pm

Poezi nga Herman Çuka

poezia ka fuqinë
e stuhisë
(…)
çlirimin e rrezes së diellit,
agimit, mbi butësinë e trëndafilit

hapat provukuese të tangos
harmoninë e valsit

oshëtimën e oqeanit
shushurimën e burimit

marrinë e erës
në buzët e fundvjeshtës
fjollën e dëborës mbi pëllëmbë
ledhatimin e flladit të pranverës
krahët e fluturës
zukatjen e bletës

aromën e shiut t’verës
mbi barin e kositur
dridhjen e lulekuqes
në arat me grurë,
aromën e trupit të gruas lëshuar
në shtratin e dashurimit

klithmën e shtërgut
cicërimën e harabelit

vrapin e pelës së egër
në stepat e pashkelura
prej gjahtarit
me dhimbjen e skllavit

gëzimin e fëmijës
puthjen e nënës
urtësinë e babait
lotin e burrit,
dhe shi’lotin e largët
prej të dashurit

guximin e të marrit
të krijojë kaosin,
paskëtaj të lindë rikrijimin
(…)
poesia është liria e shpirtit
muzikë e ardhur prej qiellit / KultPlus.com

Të ngjajshme