Portokall

1 Dhjetor, 2022 - 11:42 am

Poezi nga Nerimane Kamberi

Toka është e portokalltë si një portokall
Toka, e rrumbullaktë, si një bark,
që mban jetën dhe e gjen vdekjën.
Kupolat e bibliotekës nuk do të fikën
as ditën e as natën,
Portokall, portokall!
Vetëm televizorin do ta fikim se lajmet do të na vijnë nga rruga,
të padurueshme,
brohoritjet “Boll më!” do ta çajnë qiellin
ku mbrëmë vonë u ngjitën dy shpirtra,
 edhe një, edhe dy
edhe sa më?/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme