Pritmë dhe unë do të kthehem

26 Maj, 2019 - 9:20 pm

Konstandin Simonov

Pritmë dhe unë do të kthehem,
Pritmë me shumë durim.
Pritmë

Kur shirat e verdhë të të krijojnë trishtim,
Pritmë kur të tërbohet stuhia e borës me erë.
Pritmë kur të nisë të nxehtit atje,
Kur të tjerët s’presin dot më,
kur harrojnë atë që ndodhi dje.
Pritmë kur nga vendet e largëta ndërdiç
Letrat e mia s’do të mbërrijnë kurrsesi,
Pritmë kur t’u vijnë me tepricë 
Të gjithë ata që presin si ti.

Pritmë dhe unë do të kthehem,
Mos kërko të mirën e tyre pra, 
Të atyre që e dinë krejt përmendësh
Se është koha për të harruar gjithçka.
Djali dhe nëna gjithashtu besojnë, 
Që unë s’jam më gjallë,
Miqtë të lodhen duke pritur.
Të shtrënguar rreth zjarrit të ngrohtë valë 
Le të pinë verë ata
Në kujtim të shpirtit tim …
Pritmë. 
Mos nxito të pish me ta verën kuqëlim .

Pritmë dhe unë do të kthehem,
Për inat 
të të gjitha vdekjeve.
Dikujt që më s’e priste,
Thuaji, pata fat.
Kush s’duroi të priste dot, s’mund të kuptojë
se si më shpëtove ti mua paq 
Në mes të zjarrit
Me pritjen tënde, 
me durimin e gjatë.
Vetëm ne të dy, e dimë
Se si unë mbeta gjallë gjer sot:
Vetëm ti, dite të prisje me përgjërim,
Si askush tjetër s’mund të dinte në botë.

1942./ KultPlus.com

Të ngjajshme