Rikthimi i vjeshtës

4 Tetor, 2022 - 6:00 pm

Poezi nga Enver Sulaj

Para meje është vjeshta me tërë magjinë hyjnore
Unë s’jam në ëndërr të të marr përdore
E të vrapojmë derisa të rrëzohemi
e pastaj të ngritemi përsëri
E të shohim se stinët nuk ndalojnë asnjë çast
Ritmin e ndërrimeve e shndërrimeve të trajtave njerëzore.

Sa shpejt u rikthye vjeshta çuditem e shkruaj një poezi lirike
Unë s’jam në ëndërr…
Ja, po shëtis në shi duke të mbajtur përdore ty
S’e di kush të pagëzoi kaq bukur:
Gërryese, nostalgji…

Nga libri “Zjarrmia e stinës”, 2016 /KultPlus.com

Të ngjajshme