Rruga bën bërryl

20 Dhjetor, 2018 - 2:00 pm

Sebastiano Grasso. Sjellë në shqip nga Visar Zhiti.

Humb figura jote ku rruga bën bërryl.

Papritur e panjohura:çfarë do të ndodhë?

Nuk mundem të të nxjerr nga kujtimet, s’ja dal dot.

Duku për kënaqësi, zhduku, riduku si një vetëtitje, spikat

pastaj  hepohu dhe të ngatërroj me gjethnajën e një gajushe

që del jashtë nga muri në kthesë, 

boshatisesh nga lulkuqet ngjyrë gjaku.

Tani heshtja pothuaj e djeg dritën dhe e bën të errët

si në një gjerdan me brumbull o në një humbje.

Montale ka takuar të keqen e jetës, 

unë kotësinë e saj të bukur./KultPlus.com

Të ngjajshme