Sa ju kam dashur

1 Shkurt, 2023 - 8:51 pm

– Poezi nga Aleksander Pushkin

Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk është shuar krejt në shpirtin tim!
Po s’dua që prej dhimbjeve të mia
Të ngryseni sërish në dëshpërim.

I heshtur e pa shpresë u përvëlova
Me ndrojtje, xhelozi e mall për ju
Po kaq me dlirësi ju dashurova,
Sa, Zot! Ju dashte tjeter kush kështu!/KultPlus.com

Të ngjajshme