займ на карту онлайн потребительский кредит

Shqipëria

22 Janar, 2020 - 1:05 pm

Poezi nga Bajram Mjeku

Harta jote u pre si lëkura e dhisë
Pastaj u gozhdua për t’u tharë në mur
Në Londër të rropën për së gjalli
Mbi këmbët tua të mos ecësh kurrë.

Gjithmonë të kam thirrur nënë
Ani pse në gjirin tënd nuk piva kurrë
E tash, luaje macë kryet e buallit
Me vetëm 28 mijë metra katrorë.

Iku një shekull Shqipëri londineze
Në trupin tënd ende kullon gjak
Kur ditën thua, po vjen Çamëria
Kosova të ikë natën gjithë vrap!

Lajmësi u ndal në mes të udhës
E zuri gjaku me testamentin bosh
Ti Shqipëri mbete ajo e kastruara
Nga Konispoli gjer në Vermosh.

Nga makthi u zgjuan haxhiqamilët
Me hanxharë sërish të vunë pritë
Duan Babën e perandorisë së vdekur
Prapë të të kthejnë në terr aziatik.

Harta jote është oborr i mallkuar
Ku i lanë kockat sulltanë e perandorë
Aq e vogël je dhe aq shumë rrah gjoks
Me lavde në tokë e shqiponja në qiell.

Të ngjajshme