Shtatë këshilla

24 Maj, 2019 - 10:20 pm

Rumi (Jalāl ad-Dīn Muhammad Rūmī).

Ndaj të tjerëve,
Në ndihmë dhe bujari
Bëhu sikur lumi.

Ndaj të tjerëve,
Në dashamirësi, dhembshuri
Bëhu sikur dielli.

Ndaj të tjerëve,
Në fshehje të mëkateve
Bëhu sikur nata.

Ndaj të tjerëve,
Në zemërim dhe në tërbim
Bëhu sikur i vdekuri.

Ndaj të tjerëve,
Në thjeshtësi-përule kokën
Bëhu i ngjashëm me tokën.

Ndaj të tjerëve,
Në tolerancë, me butësi, 
Bëhu i ngjashëm si deti.

Ose jeto, sikur që je,
Me pamjen, dukjen, 
Që tani e ke./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme