займ на карту онлайн потребительский кредит

“Si lum ai porsi flakë e shuar, nuk druhet as shpreson as pret”

1 Dhjetor, 2020 - 11:50 pm

Poezi nga Primo Levi

Përktheu Edon Qesari

Ankorimi

Si lum ai që mbërriti në port,

Që det’ e shtrëngata la mbas,

Ëndrrat që i vdiqën a kurrë s’patën lindur

Dhe kthen një gotë në pijetoren e Bremës,

Ndanë vatrës, dhe zënë kockat rehat.

Si lum ai porsi flakë e shuar

Si lum ai porsi rëra e grykajës,

Që mallin ka zbrazur dhe ballin kthjelluar,

Dhe prehet në buzën e udhës.

Nuk druhet as shpreson as pret,

Por sheh ngultas diellin tek muzget./ KultPlus.com

Të ngjajshme