Të enjten fillon ‘Fiction Fest’, festivali i parë i dedikuar prozës artistike

22 Nëntor, 2021 - 2:48 pm

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, me datat 25 dhe 26 nëntor, 2021, organizon edicionin e katërt të Festivalit të Prozës Artistike “FictionFest”, shkruan KultPlus.

Këtë vit do të keni rastin të dëgjoni dhe takoheni me shkrimtarë të vlershëm të letërsisë së sotme shqipe, si Ibrahim Kadriu, Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ana Kove, Binak Kelmendi, Ballsor Hoxha, Andreas Dushi , Azem Deliu dhe Enkelejd Lamaj. 

Edicioni i katërt do t’i ketë dy mbrëmje leximi, ku në mbrëmjen e parë do të lexojnë dhe do të jenë të pranishëm këta shkrimtarë: Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ballsor Hoxha dhe Azem Deliu.

Ndërsa, në mbrëmjen e dytë do të lexojnë dhe do të jenë të pranishëm këta shkrimtarë: Ibrahim Kadriu, Ana Kove, Binak Kelmendi, Andreas Dushi dhe Enkelejd Lamaj.

Të dy mbrëmjet fillojnë në ora 19:00 dhe mbahen në restorant “Amaro”, që ndodhet në rr. Eqrem Çabej, përballë Fakultetit të Filologjisë-UP, Prishtinë.

Edicioni i katërt i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës. /KultPlus.com

Të ngjajshme