Të jesh me ty

25 Janar, 2022 - 5:30 pm

Shkruan: Xhevahir Spahiu

Të jesh me ty

Të prekësh heshtjën tënde siç prek një send,
të shohësh thellë në ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e te mos duash të jesh përherë me ty?
Të ecësh me krahun mbi supet e tua
e të harrosh oshëtimen e kalter,
limonat mbi krye,
peshkarexhat si zjarre te nates?
Te jesh me ty,
tok me ty te qeshesh
e mos kuptosh se si perpiqet deti
te dale jashte guaskes se vetvetes?
Te jesh me ty?
Te jesh me ty!/KultPlus.com

Të ngjajshme