Të mendoj ty tani

19 Mars, 2018 - 7:00 pm

Poezi e shkruar nga Beso Bashllari.

Te mendoj ty tani,
Një plake gjashtëdhjetë vjeçe,
Te takohesh me mua,
Shtatëdhjetë vjeçarin plak.
He, të them,
Ti atëherë nuk deshe,
Te putheshim një here se do ikja larg…

Të mendoj ty tani,
Një plakë gjashtëdhjetë vjeçe,
Te takohesh me mua,
Shtatëdhjetë vjeçarin plak.
Dy te rinj atje tej të dehur në epshe,
Dhe ne duke pire një kafe…më pak

Të ngjajshme