“Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë”

21 Nëntor, 2017 - 3:49 pm

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte , por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur , veshur me të zeza .

Ah , tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat , që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan , ku nëna fle nën gurë…

Të ngjajshme