Ti mos më lër vetëm

24 Shkurt, 2023 - 8:15 pm

Poezi nga Fatos Arapi

Une jam parë sy – më – sy me jetën,
Une jam ngrënë dhëmb – më – dhëmb me vdekjen.
Dhe jeta dhe vdekja ishin të egra
Ti mos me lër vetëm.
Tiranët me njohën, në firome u premë
Më ndjen që erdha, në zemër u zbehën
E di: me ta do përleshem prapë nesër
Ti mos më lër vetem
Liria ime është si jam vetë
I vdekur? – U ngrita: Sërish më thërrasin…
Prej meje kërkojnë dhe jetën dhe vdekjen
Ti mos më lër vetëm./ KultPlus.com

Të ngjajshme