займ на карту онлайн потребительский кредит

Ti…

19 Dhjetor, 2017 - 5:54 pm

Poezi e shkruar nga Liridona Jakupi.

Ti qielli i vetëm pa re
Thesari më i çmuar i rrugëtimit tim
Pushtuesi i çdo qelize
Sy që shndërruan çdo përfundim në rilindje
Ëmbëlsi e çdo agimi
Zëri që më rikthen në vend të gjitha copëzat e mia të përplasura nëpër kohë

Ti që më bën sy patrembur
Ajo lule e vetme në kopshtin tim të ujitur me trishtim
Ilaç e frymëzim.

Ti shpresa ime për çdo dhimbje
Ai që fshihet pas çdo buzëqeshje
Përkrahë teje çdo fjalë është e pavlerë
Krenaria ime e mbuluar me ar e varur në qafe si qaforja më e bukur
Kryevepra magjike qe më mbanë gjallë.

Ti jetë e vogël e universit tim
Duar të vogla që kthejnë lotët në shprese e te nesërmes i japin tjetër kuptim
Fleta më e bardhë e rrugëtimit tim

Ti që frymove brenda meje
Ti i përsosuri im
Mrekullia ime e përjetshme
Me kokën lart e dorën ne gji sa të jetoj do të shkruaj për ty
Për ty engjëll
Për ty BIRI IM.

Të ngjajshme