T’kam dashtë

14 Shkurt, 2024 - 4:00 pm

Aleksander Pushkin

T’kam dashtë, dhe mbase, dashnija
Hala shpirtin tem e shpupurish,
Por s’due tash vujtjet e mia,
Lumtunin ty me ta çprish.

T’kam dashtë n’heshtje i pashpresë,
Veç frikë e xhelozi mbushë,
T’kam dasht çiltër e sinqertë,
Dhasht zoti e t’dashtë kshtu edhe tjetërkush.

Përktheu Vlora Konushevci. / KultPlus.com

Të ngjajshme