Unë do të dua

24 Nëntor, 2022 - 9:30 pm

Poezi nga Ali Podrimja

Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.

Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.

Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrë-

unë do të dua…/ KultPlus.com

Të ngjajshme