‘Unë jetoj nalt mbi tokë; si rê e verdhë’

5 Gusht, 2022 - 10:30 pm

Poezi nga Xhabir Tabaku

kopshtijeve të vendit t’em
luleshega

netëve të valta, m’ nji dritare
‘i grua njéh yjet
parvazit mbjellë,
e lirë – luleshpirta

thotë në heshtje:
unë jetoj nalt mbi tokë;
si rê e verdhë

ngjyron natën me penel
dhe lind një yll
-yll’ i mesnatës

me ngjyrë dielli do t’i lyej buzët
o yll i krisur!

një natë e shkurtë rrin var’
m’nji puthje t’vál’
dy t’huaj – e ‘j heshtje e gjatë mâ par’

-nën hije t’plepit, bie nata. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme